Maqedonia e Veriut ka regjistruar 115 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, nga 1825 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për tre të vdekur.
Ndërsa, njoftohet tutje se janë shëruar 225 pacientë nga koronavirusi.
Deri më tash, Maqedonia e Veriut ka raportuar për 9977 të shëruar dhe 557 të vdekur. Raste aktive janë 2774.