Shpend Ahmeti u kërkon prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përkundër paralajmërimeve për hapjen e Çerdheve ata nuk kanë marr zyrtarisht rregullat që duhet ndjekur. Ai ka kërkuar nga prindërit që mos ti dërgojnë fëmijët në çerdhe.

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i poltë:

Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situatën dhe rregullat, po shpresojmë sonte.

Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.

#rihapja