Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 114 pacientë.
Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim të oksigjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë: 1 pacient është në gjendje të rënduar, 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 57 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë: 17 të konfirmuar pozitivë, 20 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë
“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.