114 pacientë me COVID-19 në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 114pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 75 pacientë, 40 prej tyre COVID-19 pozitivë si dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 22 me oksigjeno-terapi.