Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 501 testime për COVID-19 ku 597 nga ta kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 11 pacientë, transmeton Klan Kosova
Po ashtu nga virusi korona janë shëruar 122 qytetarë teksa në tre spitalet COVID janë duke u trajtuar 393 pacientë.
Rastet pozitive janë: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, nëntë në Kurbin, nga tetë raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga gjashtë raste në Lezhë, Kolonjë, nga pesë raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga katër raste ne Devoll, Librazhd, nga tre raste në Has, Bulqizë, dy në Kukës, nga një rast në Mallakastër, Dibër.