11 masat e sigurisë janë më vendim gjykate pas kërkesës së prokurorit të posaçëm të SPAK në Shqipëri, Vladimir Mara.
Akuza pranon jo zyrtarisht se me rol aktiv rezulton nga hetimet, përftimi i bisedave nga ‘Sky’ dhe përgjimet djali i ish zyrtarit të policisë Breçani.
Shumica e të kërkuarve janë jashtë shtetit dhe dyshohen për trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë Erzen Breçani dyshohet për pastrim parash. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, thanë burimet e Anila Hoxhës dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi.
Tentativat për të kryer vrasje ndodhën në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020.
Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.