11 të vdekur dhe 1682 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë shënuar 1,682 raste pozitive.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve janë shëruar 263 persona, derisa numri i testimeve të kryera është 10,710.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 19,695.