Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lendita Ajazaj ka treguar se sa pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar atje dhe si është gjendja e tyre.
“Në Klinikën Infektive të shtrirë janë 11 pacientë pozitivë me Covid-19, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, ku 2 prej tyre janë të mjekim intensiv, janë në gjendje më të rënduar”.
“Po ashtu, kemi edhe 3 pacientë të shëruar që janë duke vazhduar trajtimin në klinikë”.
“Ndërsa për momentin i kemi dy pacientë në Klinikë që janë në pritje të rezultatit. Sot pas marrjes së rezultateve të mostrave 2 pacientë i kemi liruar, meqenëse rezultuan negativ”.
“Ne në Klinikën Infektive gjatë kësaj periudhe me Covid-19, gjatë gjithë kohës kemi pasë respiratorë të mjaftueshëm. Të gjithë rastet që kanë pasë nevojë për ventilim mekanik apo intubim janë menaxhuar në kuadër të mjekimit intenziv të klinikës”.
“Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 për ne si profesionistë është shqetësues. Edhe ne edhe qytetarët duhet të respektojmë rekomandimet që vijnë nga institucionet duke bartur dorëza maska, për të mos u kthyer mbrapa”, tha Ajzaj.