11 raste pozitive me COVD-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është raportuar për asnjë të vdekur.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1719 testime.
Ndërkaq njoftohet se sot janë shëruar 26 qytetarë ndërkaq numri i të përgjithshëm i të shëruarve është 157.466.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.