11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, 28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë