Si pasojë e këtij virusi në 24 orëshin e fundit humbën jetën 11 persona.
Por ajo çfarë bie në sy është mosha e re e një qytetari nga Mamusha, që humbi jetën si pasojë e këtij virusi.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Kësisoj numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga muaji mars deri më sot ka arritur në 860.