11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

66 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 51 prej tyre janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy janë në Respirator (CPAP).

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Postimi i plotë: 

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale.

Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,023 analiza.