Rastet aktive me COVID-19 vazhdojnë të bien në Kosovë.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në nivel vendi janë vetëm 108 raste aktive me COVID-19.
Të martën është raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.