107 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 5.561 mostra të testuara.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
MSH-ja ka njoftuar se sot janë shëruar katër qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Numri i rasteve aktive është 740.