10684 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,684. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,913 raste aktive, e pasuar nga Peja me 821 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 684.

“Top 5” komunat me më së shumti rastet aktive mbyllet me Ferizajn që ka 603.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.169 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.555 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,306 persona