Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19, e deri më sot, janë konfirmuar 76 mijë e 688 raste pozitive me këtë virus, nga 351 mijë e 523 persona sa janë testuar deri tani.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 1 mijë e 696 prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, kanë ndërruar jetë.
Ndërkaq, janë shëruar 64 mijë e 362 raste, pacientë, shkruan Gazeta Stop.
Kështu, numri i rasteve aktive ka mbetur 10 mijë e 630.