Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha, ka treguar për gjendjen e të prekurve me COVID-19 atje.
Berisha në një konferencë për media ka thënë se kanë të shtrirë 106 pacientë.
“60-70 përqind e këtyre pacientëve janë me oksigjen dhe gjashtë nga ata në respiratorë”.
“Vazhdimisht kemi pacientë që lirohen nga klinika, por kemi edhe pacientë të tjerë që shtrihen”, ka thënë Berisha.