Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10,410. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,059 raste aktive, e pasuar nga Peja me 798 raste.
Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 612. Pasojnë, Ferizaj 589, Prizreni, 570, Fushë Kosova 491, Lipjani 469, Gjakova 425 e Podujeva 399, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona. Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.332 raste të reja dhe një person ka humbur jetën.