Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1030 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2829 personave të dyshuar si të infektuar.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive është 9914.
Ndërkohë, numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit është 127.