Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 10.183.
Një ditë më parë është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Deri tani të shëruar nga coronavirusi janë 106.278, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,291 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.