Parku i Gërmisë do të rikthehet shumë shpejtë në gjendjen në të cilën ishte pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”, ka thënë Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike.
Musliu ka thënë të martën në “Sot” të KTV-së se po pritet edhe heqja e tërësishme e skenës së festivalit, në mënyrë që Gërmia të pastrohet dhe të kthehet në gjendjen paraprake.
Sipas tij, gjatë ditëve të festivalit, në këtë park kanë hyrë rreth 100 mijë persona.
“Skena kryesore është ende aty, kemi bërë maksimumin që pjesën tjetër të parkut ta pastrojmë. Në momentin që largohet skena, edhe organizatori i ka disa obligime që ta kthejë parkun në gjendjen që ka qenë. Festivali veç është mbajtur në Parkun e Gërmisë edhe më herët dhe gjendja është kthtyert sic ks qenë e ndoshta edhe më mirë se tash. Kemi pasur ekipet aty që e kanë monitoruar situatën 100 persona kanë qenë në krejt festivalin, prandaj është problem të menaxhohet problemi i mbeturinave. Nëpër festivale të tilla, ku mbahen festivale të tilla ku nuk është e lehtë të menaxhohet situata. Në momentin që largohet skena do të fillojmë me intervenime që ta kthejmë gjendjen ashtu sic ka qenë”, ka thënë Musliu.
“Sunny Hill Festival” është mbajtur në Parkun e Gërmisë me 4,5,6 dhe 7 gusht. Në skenën e madhe te festivalit i cili ka tërhequr vëmendjen e të rinjve nga shumë vende të botës, kanë performuar artistë me famë botërore si: Dua Lipa, J Balvin, Skepta e DJ Diplo.