Ish-efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj, do të vuajë 10 vjet burg për vrasjen e Klodian Rashës në muajin dhjetor të 2020-s.
Gjykata e Tiranës shpalli vendimin për Hajdarajn duke e dënuar me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 10 vjet. Gjatë seancës avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga “vrasje me dashje” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, si dhe kërkoi të dënohet në minimum.
Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë. I riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë.