Të paktën dhjetë persona, përfshirë një zjarrfikës, kanë pësuar lëndime trupore nga një incident zjarri që ka përfshirë një ndërtesë kolektive në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës.
Pesë nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ky incident zjarri dyshohet të ketë filluar te njësorët elektrikë të kësaj ndërtese.
Hetimet kanë filluar nga njësia e hetimeve, në koordinim me prokurorin kujdestar.