10 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Nga 373 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.