10 raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.143 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.397. Numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 107,810.
MSH-ja bën të ditur se janë dhënë 13.397 doza ta vaksinës anti-COVID, derisa në total janë dhënë 219.885 doza.
Aktualisht janë 158 raste aktive.