10 raste të reja me koronavirus janë shënuar të premten në Kosovë.
Brenda kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë viktimë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës. Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”.
“Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679. Në total numri i rasteve aktive është 627”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.