Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.
Kjo ka bërë që numri total i rasteve të vdekjeve me COVID-19 ta arrijë shifrën 1.813, njofton www.gazetastop.com
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”.
836 raste të reja me koronavirus në Kosovës
Ndryshe, sipas statistikave numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.