10 persona vdesin nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Ky institut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë konfirmuar edhe 311 raste të reja me koronavirus.

Brenda 24 orëve sipas IKSHPK-së, janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.