Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se 10 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë.
Në këtë spital po aktualisht po trajtohen 65 pacientë. 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi.
Ndërkaq pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Njoftimi i plotë:10 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të funditAktualisht po trajtohen 65 pacientë. 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 7 operacione, ndërsa 191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,345 analiza.