Të gjithë biem dakord se proteinat janë të rëndësishme. Një numër studimesh kanë treguar se një dietë e pasur me proteina ka shumë përfitime kur vjen puna tek humbja e peshës apo tek shëndeti metabolik.
Këtu janë 10 arsye të vërteta shkencore pse duhet të hani më shumë proteina:
Redukton urinë
Proteinat ju ngopin dhe ju mbajnë të plotësuar për një kohë të gjatë. Kjo do bëjë që të hani më pak. Ato aktivizojnë një hormon që ju bëjnë të ndiheni i ngopur më shpejt.
Rrit masën muskulare dhe forcën
Proteina është elementi kryesor që ndërton muskujt tuaj. Nëse jeni fizikisht aktivë atëherë duhet të kujdeseni që po merrni sasinë e mjaftueshme të proteinave.
E mirë për kockat tuaja
Njerëzit që marrin shumë proteina përmes ushqimeve janë më pak të rrezikuar ndaj frakturave dhe osteoporozës.
Redukton dëshirën për të ngrënë gjatë natës
Kjo falë aktivizimit të hormonit të dopaminës që mund të reduktojë deri në 60% dëshirën për të ngrënë gjatë natës.
Përshpejton metabolizimin dhe përshpejton djegien e dhjami
Të ngrënit mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj për një kohë të shkurtër. Ndërsa të ngrënit ushqime me shumë proteina përshpejton metabolizmi shumë herë më shpejt dhe rrit numrin e kalorive që digjen. Kjo kap vlerën nga 80-100 kalori të djegura çdo ditë.
Përfitime të tjera:
Ul presion e gjakut
Ju ndihmon të ruani kilet e humbura
Nuk dëmton shëndetin e dhëmbëve
E ndihmon trupin të vetërikuperohet herë pas here pas dëmtimeve
Ju ndihmon të dukeni aq sa mosha juaj e vërtetë
Cilat ushqime përmbajnë më shumë proteina?
Veza
Gjoksi i pulës
Tërshërët
Kosi grek. /neps.al/