Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se vaksinimi ka shkuar sipas planifikimeve dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.
Ai ka sqaruar tha se gjatë ditës së martë përfundon procesi i vaksinimit të personave të moshës 80 deri në 84 vjeç.
“Siç po e shih i edhe në ditën e sotme që është dita e fundit e vaksinimit të personave të moshës 80 deri në 84 vjeç. Nga dita e parë janë gjithsej 1 013 persona të vaksinuar”.
“Në çdo moment po presim që të vjen rekomandimi se cili do të jetë procesi i punës nga nesër e tutje dhe për momentin nuk mund të ofrojë sqarim më të madh se kush nesër do të vazhdon”.
Ai më tej ka thënë se edhe nuk ka pasur interesim për tu vaksinuar, edhe përkundër që kanë pritur që numri do të jetë më i madh, raporton EO.
Por Bardhi tha se ka pasur interesimi nga personeli shëndetësorë për tu vaksinuar, pas përfunfdimit të afatit.